
Presidenti Ilir Meta u përplas me policinë bashkiake të Tiranës në zyrat e partisë Fryma e Re Demokratike (FRD). Nga një video e publikuar në televizionin Report Tv, shihet përplasje dhe sharje pa qënë e qartë se si ëshët shkaktuar incidenti.
Presidenti dëgjohet të thotë drejt policëve, “dilni përjashtë ose do ju çoj në burg me duart e mia”.
Sipas një letre të botuar nga Shqiptarja.com, 10 ditë më parë Bashkia Tiranë ka lajmëruar përfaqësuesit e FRD-së të lirojnë zyrat e dhëna nga Bashkia për shkak të amortizimit të godinës dhe ndërhyrjeve të parashikuara në të.
FRD është parti e koalicionit të djathtë të drejtuar nga PD. Deri përpara dy javësh partia drejtohej nga ish-presidenti Bamir Topi, por tani kryetar i ri është Sali Shehu.