Presidenti Meta ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes partisë shqiptare të Ali Ahmetit dhe partisë së Zoran Zaevit për formimin e koalicionit qeverisës në Maqedoninë e Veriut.
Përmes një postimi në Facebook, Meta vlerëson rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve në qeverisjen e Maqedonisë veriore:
“Rritja e përfaqësimit të faktorit shqiptar në qeverisje, përfshirë dhe mundësinë e Kryeministrit shqiptar në të ardhmen, është tregues europianizues dhe vitalizues për forcimin e bashkëjetesës.
Pas zgjedhjeve demokratike dhe konkurruese, fqinji ynë ecën me siguri të merituar për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.”
Meta i bëri thirrje politikanëve shqiptarët që të mësojnë prej Maqedonisë dhe të kthehen ‘në shina sa më parë, duke nisur me respektimin e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe plotësimin e gjithë kushteve të tjera’.
Një ditë më parë, Ahmeti dhe Zeav përfunduan marrëveshjen për të formuar qeverinë e re maqedonase me Zaevin kryeministër.