Presidenti Meta përshëndeti bashkëpunimin e partive shqiptare të Luginës së Preshevës për zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit në Serbi.
Kjo është hera e parë që pesë partitë shqiptare në Luginën e Preshevës bashkohen dhe marrin pjesë në zgjedhje me një listë të vetme. Synimi i tyre është fitorja e të paktën tri mandateve deputetësh në Kuvendin e Serbisë.
Presidenti Meta deklaroi se bashkëpunimi i pesë partive do të garantojë forcimin e zërit të popullsisë shqiptare, për të drejtat e tyre në Serbi.