Meta përshëndet mesazhin e Konferencës Ipeshkvnore për mos shitjen e votës

Nga Exit News
Meta përshëndet mesazhin e Konferencës Ipeshkvnore për mos shitjen e votës

Presidenti Ilir Meta përshëndeti të enjten mesazhin e Konferencës Ipeshkvnore tё Shqipërisë, e cila bëri thirrje për mos shitje të votës.

Meta tha se e përshëndet mesazhin që “inkurajon pjesëmarrjen masive të qytetarëve në zgjedhjet historike të 25 prillit, një e drejtë dhe detyrim moral ndaj momentit më të rëndësishëm të jetës demokratike dhe së ardhmes europiane të Shqipërisë”,

Ai i bëri thirrje qytetarëve “për të mos rënë në grackën e kujtdo, që kërkon t’i trajtojë qytetarët shqiptarë si plaçkë, që shitet e blihet por të votoni me vullnet të lirë dhe për ata kandidatë, të cilët duhet ta meritojnë besimin tuaj”.

“Kush falsifikon, kush tenton të tjetërsojë dhe të prekë votën, do ta ketë vendin në burg”, tha Meta.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>