Meta: Përtej propagandës, qeveria të marrë masa për vitin e ri shkollor

Nga Exit News
Meta: Përtej propagandës, qeveria të marrë masa për vitin e ri shkollor

Presidenti Meta, në ditën e parë të shkollës, uroi nxënësit dhe kujtoi Ministrinë e Arsimit për marrjen e masave kundër përhapjes së Covid-19.

Në një postim në Facebook, Meta shkroi:

“Shpresoj që qeveria dhe Ministria e Arsimit, përtej propagandës, të kenë marrë të gjitha masat për të garantuar një proces normal mësimor, pa pasoja në përkeqësimin e mëtejshëm të situatës vërtet shqetësuese.”

Presidenti po ashtu solli në vëmendje fenomenin e largimit të të rinjve dhe i bëri thirrje qeverisë të punojë fort për t’i dhënë atyre arsye për të qëndruar në atdhe:

“Jam shumë i shqetësuar që pjesa dërrmuese e të rinjve tanë, veçanërisht studentët, ende dëshirojnë të largohen nga vendi. Ne duhet ta dekurajojmë si shoqëri largimin e trurit dhe të forcave të reja më krijuese të shoqërisë, duke u ofruar të rinjve tanë më shumë shpresë e alternativa edukimi dhe pune.” 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>