Presidenti Ilir Meta, aludoi të premten se nuk do të refuzonte dekretimin e qeverisë së re në shtator, pas vendimit të Kuvendit për shkarkimin e tij.
“Nuk e marr seriozisht një akt të tillë të dëshpëruar, të një kuvendi të shkarkuar prej kohësh, të një kuvendi që ka zero opozitë,” u shpreh Meta.
Ai shtoi se ndikohej vetëm nga Kushtetuta, interesi publik dhe çelja e negociatave.
Meta bëri me dije se ka lobuar për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.
Ai po ashtu e quajti “zhvillim pozitiv” dekretin e presidentit amerikan Biden për konfiskimin e pronave të personave të përfshirë në korrupsion në Ballkan.