Presidenti Ilir Meta u shpreh se qeveria aktuale është njësoj me “fashizmin”. “I kanë hedhur gaz nënave dhe femijëve. Nuk lejon Meta instalimin e një junte”, u shpreh Meta në një konferencë për shtyp të hënën.
Presidenti siguroi se nuk do të lejojë “instalimin e një junte”. Por, ai “do i dalë për zot Kushtetutës së Shqipërisë, gjakut të derdhur për demokraci, bijtë e xhelatëve që s’kanë kërkuar falje akoma, me këlyshët e Ndraghetës, me trafikantët, me horrat”.
Ai e akuzoi qeverinë se “po bën gjithçka që të provokohet opozita, që të mos hyjë në zgjedhje:
“Me këtë kapje të mediave, presione ku jeni edhe ju, ku bëhen akte të tilla të shëmtuara, ku bëhen montazhe të kandidatëve të opozitës, një bulizëm i madh, ku vende të tjera do ishin ngritur me kohë, sipas porosive që merr nga bandat ndërkombëtare dhe lokale. Dhe kanë dalë atje për të mbrojtur pasuritë e tyre kriminale”.
Ndërsa përplasjen mes mbështetësve të PS-së dhe PD-së në Elbasan, të dielën, Meta e dënoi, duke thënë se:
“Eksperimente të tilla me grupe paramilitare nuk duhet të ekzistojnë”.
“Mos prisni president të përsosur në këtë krizë të tmershme që ka pllakosur vendin e demokracinë. Cdo qytetar ti thërrasë mendjen”, përfundoi Meta.