
Presidenti Ilir Meta priti sot, 28 tetor, ambasadoren e re Franceze, zonjën, Elisabeth Barsacq.
Në një postim në Facebook, Meta tregoi se i ka thënë Ambasadores se “fatkeqësisht, Shqipëria është ende shumë larg përmbushjes së kushteve që kërkohen për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare”.
“Reforma zgjedhore konsensuale, që do duhet t’i paraprijë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, u prish në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca me ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor”, shkruan Meta.
Ai tha se ka inkurajuar “rritjen e investimeve franceze në Shqipëri” dhe ka përshëndetur hapjen “Agjencisë Franceze të Zhvillimit (AFD)”, në vendin tonë.