
Presidenti Meta priti sot në presidencë Ambasadorin e Japonisë, Makoto Ito, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.
Meta i shprehu ambasadorit mirënjohje për vëmendjen që Japonia i ka kushtuar forcimit të marrëdhënieve me vendin dhe mbështetjen e vazhdueshme financiare për Shqipërinë.
Meta shkruan se:
“Falenderime të veçanta, shpreha gjithashtu, për ndihmën bujare të Qeverisë së Japonisë në adresimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të kaluar, si dhe për përballimin e pandemisë COVID-19.”