Presidenti Ilir Meta ka bërë publike listën e deputetëve që kanë votuar pro ndryshimeve të njëanshme të Kodit Zgjedhor.
Përmes një postimi në Facebook, Meta vuri theksin tek 16 deputetë nga opozita parlamentare, të cilën presidenti disa herë i ka quajtur si ‘me mandate antikushtetuese’.
Meta ndau me qytetarët dhe thirrjen e Partive Popullore Europiane, të cilë i kanë kërkuar presidentit të mos i dekretojë ndryshimet. Me këtë, Meta la të kuptohej se nuk do t’i dekretojë ndryshimet.
Deputetët e opozitës parlamentare që kanë votuar pro janë:
1.Klajdi Qama
2.Majlinda Halilaj
3.Selami Jenishehri
4.Nimet Musaj
5.Aurora Mara
6.Edmond Rrushi
7.Krenar Rryçi
8.Nikolin Staka
9.Vasil Sterjovski
10.Edmond Stojku
11.Ylli Shehu
12.Ramazan Gjuzi
13.Eugen Bojaxhiu
14.Ediola Braha
15.Arlind Çaçani
16.Arben Elezi
Ndërsa 81 deputetët e tjerë janë të shumicës socialiste dhe deputetë të tjerë jashtë grupit parlamentar që votojnë gjithnjë pro nismave ligjore të shumicës socialiste si Tom Doshi apo Reme Lala.