Presidenti Meta ka bërë publike pyetjet që i ka dërguar Komisionit të Venecias për ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor, miratuar në 5 tetor.
Gjatë një konferencë për shtyp, të hënën, Meta tha se i ka kërkuar një opinion urgjent KV-së, pas paraqitjes së një kërkesë zyrtare të opozitës dhe në funksion të shmangies së një krize tjetër në vend.
Pyetjet që Meta i ka drejtuar Komisionit të Venecias janë:
– A mund të ndryshojnë në mënyrë të njëanshme rregullat që lidhen me transformimin e votave pasi të ketë filluar procesi zgjedhor?
– Sa e rëndësishme është njohja e ligjit për konkurrentët mjaftueshëm para zgjedhje. Nëse rregullat që kanë të bëjnë në transformimin e votave në mandate, ndryshohet shumë afër zgjedhjeve, a e dëmtojnë apo e ndikojnë këto ndryshime qëndrueshmërinë e ligjit?
– A e kompromentojnë këto ndryshime procesin zgjedhor dhe stabilitetin politik?
– A shkelet parimi i garancive procedurale nëse ndryshime të tilla bëhen në mungesë të një Gjykate Kushtetuese?
– A kishte ndonjë nevojë shtrënguese për t’i modifikuar në mënyrë të njëanshme?
– A është kandidimi i kryetarit në 4 qarqe sipas standardeve europiane?
– A e pengojnë rregullat aktuale, futjen e listave të hapura për votuesit?
– Nëse miratohen listat e hapura, ndërkohë që koalicionet mbeten njësoj, a do ishte legjislacioni shqiptar në përputhje me atë të BE-së?