Presidenti Ilir Meta deklaroi se Shqipëria ka rënë 9 vende në lirinë ekonomike krahasuar një vit më parë.
Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se vendi ka patur rënie për shkak të cenimit të të drejtave të pronësisë dhe mosfunksionimit të sistemit gjyqësor.
“Ky raport thellësisht negativ konfirmon qëndrimet e vazhdueshme publike, që kam shprehur edhe me dekrete, në mbrojtje të konkurrencës së lirë. Ndaj është urgjente çkapja e shtetit, Kuvendit, Qeverisë dhe e pushtetit gjyqësor nga oligarkët dhe interesat okulte.“, vijon ai.
Meta tha se 25 prilli është mundësia për të rifituar të drejtat.