Presidenti Ilir Meta deklaroi se premten se kryeministri Rama nuk është konsultuar me të përpara se të merrte vendimin për marrëveshjen e detit me Greqinë.
Duke folur nga Korça, Meta u shpreh se është informuar nga mediat greke:
“Unë për këtë çështje duhet të falënderoj mediat greke dhe përfaqësuesit e Greqisë që marrim informacion. Nuk është konsultuar me mua, por me ndonjë president tjetër vërdallë. Nuk e ka marrë vesh akoma që president është vetëm një, Ilir Meta”
Meta pohoi se zgjedhjet e 25 prillit do të zgjidhin sundimin e ligjit në vend dhe prekja e Kushtetutës dhe votës së lirë do jenë krimet më të dënueshme në Shëipëri.