Presidenti Ilir Meta reagoi kundër heqjes së banerave të LSI-së nga Bashkia e Fierit. Ai i bëri thirrje kandidatëve të LSI-së të ruajnë qetësinë e të mos bien pre e provokimeve.
“Po u prek një votë ditën e votimeve t’i mprehin cfurqet, se si gratë trime të Libofshës do t’i ndjekim këmba këmbës horrat, nëse nuk kanë kuptuar gjë akoma”, shkroi në një postim në Facebook, Meta.
Drejtuesja politike e LSI-së në Fier, Kejdi Mehmeti denoncoi faktin se Bashkia e Fierit ka hequr banerat e LSI-së, megjithëse ka një kontratë të nënshkruar midis palëve.