Presidenti Ilir Meta përkujtoi të mërkurën 7 prillin e 1939 kur Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste.
Ai dekoroi Heroin Isak Metalia, luftëtarin Xhevdet Ballanca dhe historianin Sali Hidri.
Meta u shpreh përmes një postimi në Facebook se 7 prilli është “një ditë të zezë në historinë e Shqipërisë, por edhe një ditë nderimi për rezistencën heroike antifashiste të patriotëve tanë më të kulluar”.
“Dëshmorët, që ranë në këtë ditë, ishin edhe frymëzuesit e Rezistencës së shkëlqyer të mëpasshme, që mobilizoi popullin deri në Çlirimin e plotë të vendit më 29 nëntor 1944”, tha Meta në postimin e tij.
Presidenti u shpreh se “është detyra jonë t’i mbrojmë heronjtë dhe veprat e tyre”, pavarësisht ideologjive, periudhave dhe sistemeve.