Meta shpërfill procedurën e Kuvendit për shkarkimin e tij

Nga Exit News
Meta shpërfill procedurën e Kuvendit për shkarkimin e tij

Presidenti Ilir Meta e quan procedurën e shkarkimit të tij nga Kuvendi jo serioze. Në një deklaratë për median nga Manastiri i ‘Shën Joan Vladimirit’, në Elbasan, të premten.

Ai u përgjigj se “pas provës së 25 prillit, dhe një Kuvendi 3 herë antikushtetuese, nuk kam asnjë shqetësim”, për shkarkimin e tij.

Madje, Meta i këshilloi gazetarët të merren me gjëra serioze si hetimi i krimit zgjedhor në vend.

Ai u shpreh se të gjithë duhet t’i drejtohen zotit për “ata që nuk dinë se çfarë bëjnë dhe t’i udhëheqë të gjithë në rrugën e të mirës së përbashkët”.

Më 9 qershor Kuvendi do të votojë për shkarkimin e Presidentit. Kërkesa u nis nga 49 deputetë socialistë me justifikimin e shkeljes së paanësisë politike nga Meta, gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>