Presidenti Ilir Meta deklaroi se shqiptarët zënë vendin e parë në Europë dhe të dytin në botë për kërkesat për azil.
Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se pavarësisht se ata ishin të mbyllur prej pandemisë, përsëri numri i kërkesave për azil ishte i lartë.
“Të dhënat e fundit të Zyrës Europiane për Azilin (EASO) bëjnë të ditur se, vitin e kaluar nga Shqipëria ka pasur 6558 aplikime.”, shkruan Meta.
Presidenti argumenton se kjo është pasojë e keqqeverisjes së vendit dhe i bën thirrje shqiptarë të votojnë me 25 prill për të “çliruar vendin nga thonjtë e oligarkëve, banditëve dhe arrogantëve”.