Presidenti Ilir Meta deklaroi të premten se Shqipëria është e fundit në rajon për mbështetjen ekonomike gjatë pandemisë Covid-19.
Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se mbështetja ekonomike në vend është 4.5 herë më e ulët se në rajon, duke shtuar se Shqipëria përdor 1.2 përqind të produktit të brendshëm për pandeminë.
Meta i bën thirrje qeverisë të shkurtojë pagesat për PPP-të dhe të shtojë mbështetjen buxhetore për përballimin e pasojave të pandemisë.
“Asgjë nuk ka më shumë vlerë se shëndeti dhe jeta e qytetarëve, që duhet të jenë prioriteti ynë absolut!”, përfundon Meta