
Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë raportin e fundit të Freedom House mbi demokracinë në kohën e karantinës, për të denoncuar përkeqësimin e nivelit të demokracisë në vend.
Meta e quan qeverinë shqiptare ‘një juntë me grusht të hekurt’ , dhe thekson mungesën e sistemit të kontrollit dhe balancave, si dhe fuqizimin e pushtetit ekzekutiv.
Shqiptarët po përgatiten për referendumin më të rëndësishëm në këto 30 vite kundër tiranisë – shkruan presidenti Ilir Meta, duke ju referuar zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të 25 prillit.