Presidenti ilir Meta e quajti vendimin e Bashkisë Tiranë për lirimin e zyrave të partisë ‘Fryma e Re Demokratike’, “përpjekje për të realizuar grusht shteti”.
Në një dalje për median pas përplasjs me policinë bashkiake, Meta u shpreh se:
“T’i sjellësh një partie zyrtare, opozitare, menjëherë pasi nënshkruan një marrëveshje me PD-në […] një shkresë të tillë pa vulë, pa numër protokolli, e bërë me vrap për të dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht çdo forcë opozitare, duke keqpërodur bashkinë bandë padyshim që është tepër irrutuese”.
Ai i bëri thirrje “opozitës që të zgjohet dhe të mos lejojë më asnjë prekje të rregullave të garës”.
“Po i paralajmëroj edhe një herë policinë bashkiake dhe policinë e shtetit. Të mos përfundoni si policët e Mubarakut nën këpucët e popullit shqiptar”, tha Meta.
Për median reagoi edhe kryetari i FRD-së, Sali Shehu. Ai e quajti veprimin “provokim të rëndë që bien ndesh flagrant me ligjin mbi patitë politike”.
Ai i bëri thirrje kryebashkiakut Veliaj “të urdhëroni ndalimin e kësaj marrëzie provokuese që bie ndesh me frymën e bashkëpunimit politik që duhet të ketë vendi në prag të zgjedhjeve”.
Gjtihashtu edhe Bashkia Tiranë ka reaguar në lidhje me vendimin për lirimin e zyrave.
Në një njoftim për median, Bashkia shprehet se FRD “në tri zgjedhjet e fundit parlamentare nuk ka qenë mbi 1 për qind në shkallë vendi” dhe me ikjen e “Bamir Topit FRD nuk ka as deputet dhe as Presidentin. Bashkia nuk ka më asnjë detyrim t’ ofrojë zyra”.