
Presidenti Ilir Meta ka garantuar drejtuesit e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së se do të bëj përpjekje për “paprekshmërinë e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë”, të dielën.
Meta u takua me zëvendëspresidentin, Azay Guliyev dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Roberto Montella, të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, e cila do të monitorojë zgjedhjet në vend përmes grupeve të monitorimit.
“I informova hollësisht mbi situatën parazgjedhore dhe i sigurova për bashkëpunimin e plotë në procesin e vëzhgimit të zgjedhjeve dhe evidentimin e faktuar të çdo krimi zgjedhor, që synon të deformojë rezultatin përkundër vullnetit të qytetarëve”, njoftoi Meta në një postim në Facebook, të enjten.
Meta denoncoi më parë edhe përdorimn e bandave për frikësimin e qytetarëve të Durrësit.