Presidenti Ilir Meta takoi të martën një grup gazetarësh në Vlorë.
Përmes një postimi në Facebook, Meta deklaroi se vendi ka një brez të ri gazetarësh profesionistë.
“Në Vlorë ka sot një brez të ri gazetarësh kurajozë, që të impresionojnë me profesionalizmin e tyre, në shërbim të informimit, së vërtetës dhe interesit publik.
Shembull, që duhet ndjekur madje dhe nga disa “profesionistë” në Tiranë.”
Meta pohoi se bisedoi me ta për probleme në Vlorë dhe në vend.