
Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje për ndalim të largimit të të rinjve nga vendi.
“Duhet ndalur largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë, në radhë të parë. Largimi i rinisë dhe mbyllja e shumë degëve të studimit në universitetet në mbarë vendin është një plagë shumë e madhe!”, shkroi Meta në një postim në Facebook, të hënën në darkë.
Ai kërkoi që t’i jepet “të rinjve tanë më shumë shpresë e alternativa edukimi dhe punësimi” . “Shqipëria ka nevojë për “brain gain” dhe jo “brain drain”, theksoi Presidenti.