
Presidenti Ilir Meta deklaroi, të hënën, se vendi ka nevojë për shpresë dhe besim, veçarisht mes të rinjve.
Në një postim në Facebook, Meta publikoi të dhënat e një sondazhi mes të rinjve e studentëve, sipas së cilit nga vendi duan të largohen 92% e studentëve për Mjekësi, 79% e studentëve për Ekonomi dhe 64% e studentëve për Pedagogji.
Ky fenomen sipas Metës, po rritet sepse të rinjtë nuk shohin një të ardhme të mirë në Shqipëri, i mungon shpresa për shkak të problemeve të qeverisjes së vendit.
Presidenti e ka ngritur disa herë shqetësimin e tij për largimin e të rinjve nga vendi.
Pak javë më parë, ai organizoi një bisedim virtual me profesorë dhe ekspërtë, për të folur për shpopullimin e vendit.
Më shumë mund të lexoni këtu.