Meta: Të rinjtë po largohen se kanë humbur shpresën

Nga Exit News
Meta: Të rinjtë po largohen se kanë humbur shpresën

Presidenti Ilir Meta deklaroi, të hënën, se vendi ka nevojë për shpresë dhe besim, veçarisht mes të rinjve.

Në një postim në Facebook, Meta publikoi të dhënat e një sondazhi mes të rinjve e studentëve, sipas së cilit nga vendi duan të largohen 92% e studentëve për Mjekësi, 79% e studentëve për Ekonomi dhe 64% e studentëve për Pedagogji.

Ky fenomen sipas Metës, po rritet sepse të rinjtë nuk shohin një të ardhme të mirë në Shqipëri, i mungon shpresa për shkak të problemeve të qeverisjes së vendit.

Presidenti e ka ngritur disa herë shqetësimin e tij për largimin e të rinjve nga vendi.

Pak javë më parë, ai organizoi një bisedim virtual me profesorë dhe ekspërtë, për të folur për shpopullimin e vendit.

Më shumë mund të lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>