Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje parlamentit shqiptar të zbatojë rekomandimin e Këshillit të Evropës, për të hequr dorë nga miratimi i ligjit të medias, në kundërshtim me opinionin e Venecias, për t’i hapur rrugë integrimit të vendit në BE.
Meta ndau në Facebook, deklaratën zyrtare për median të Raportuesit të Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) për lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve.
Ai e shoqëroi postimin me fjalët:
“Duhet reflektuar sa më parë! Çdo kokëfortësi, jo vetëm që nuk i shërben çeljes së negociatave, por nuk do të frikësojë askënd. Përkundrazi! ”.