Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje partive politike të hapin listat e kandidatëve për deputetë, në zgjedhjet e 2021. Thirrja e tij vjen pasi socialistët propozuan, të premten në Këshillin Politik, lista të mbyllura.
“Hapini listat për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët”, tha ai përmes një postimi në Facebook, ditën e shtunë.
ai tha se me sistemin e listave të mbyllura, Kuvendi ka përfunduar në një “asamble kooperative” që “dikur ka qënë shumë më e përgjegjshme”.
Meta kujtoi se parlamenti i vendit ka qënë “i shkëlqyer 100 vite më parë”.