![Muri Berlinit Meta thirrje për bashkim në 31 vjetorin e rënies së murit të Berlinit](https://exit.al/wp-content/uploads/2019/09/Muri-Berlinit.jpg)
Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen “për të mbrojtur këto vlera dhe për të shembur njëherë e përgjithmonë çdo mur, që na ndan sot nga Europa e Bashkuar”.
Meta ka zgjedhur të japë mesazhin përmes publikimit në Twitter të hënën, të një video me pamje nga rënia e murit të Berlinit, 31 vjet më parë.
“Në 31-vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit, që riktheu lirinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës në gjysmën e shtypur të Europës, është koha të bashkohemi”, shkroi Meta në Twitter.