
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas dorëzimit të kërkesës së 47 deputetëve socialistë për shkarkimin e tij. Ai e quajti “shashkë”, këtë kërkesë, dhe bëri thirrje për administrimin e ankesave kundër rezultatit te zgjedhjeve:
“Të përqëndrohemi në mbylljen e procesit zgjedhor. Asgjë nuk ka përfunduar! Të vazhdojë administrimi i çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin e votës së fundit.
Detyrë e të gjithë subjekteve të ndjekin procesin deri në fund. Mos u merrni me “shashka”, por me hetimin e krimeve zgjedhore!”, shkroi Meta në Facebook, sot, 3 maj.
Kjo është hera e dytë që socialistët kërkojnë shkarkimin e Presidentit Meta.