
Presidenti Ilir Meta bëri thirrje për reflektim dhe zgjidhje konkrete për ndalimin e shpopullimit të vendit.
Duke ndarë të dhënat mbi emigrimin e shqiptarëve këto 30 vjet, të publikuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Presidenti tha se:
“Koha për të ndalur projektin antikombëtar të zhbërjes së Shqipërisë është tani!
Plotësimi pa vonesë i 15 kushteve është harta e vetme e rrugës së Shqipërisë europiane!”
Ai i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen “kundër shpopullimit dhe kthimit të shpresës. Shqipëri pa shqiptarë nuk mund të ketë!”.