Presidenti Ilir Meta deklaroi se për të rikthyer besimin e shqiptarëve duhet të respektohet marrëveshja e 5 qershorit.
N ënjë statur në facebook, Meta postoi një foto ku tregohet se Shqipëria renditet ndër vendet e para për azilikërkues.
Ai shkruan:
“Shqipëria nuk e meriton të renditet midis këtyre vendeve! Shqipëria meriton vetëm të ardhme europiane!
Hapi i parë për rikthimin në Drejtimin e Duhur është respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe mos devijimi prej saj as një milimetër.”
Meta i bëri thirrje qeverisë të hapë listat 100 përqind në mënyrë që të rikthejë “shpresën duke rikthyer sovranitetin në duart e popullit”.