Presidenti Ilir Meta u shpreh se Kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen pasi “ka shkretuar dhe shkatërruar vendin”, në një intervistë për Çim Pekën në Syri Tv, të hënën në darkë.
“Mbajeni mend këtë që po them: edhe sikur të respektojë këtë marrëveshje, ka edhe kushte të tjera, pasi zgjedhjet e 25 prillit do jenë më të monitoruarat. Me prekjen e 5 qershorit nuk ka çelje negociatash, këtë dëgjojeni nga unë”, tha Meta.
Meta u shpreh se BE nuk do të hapë bisedimet me Shqipërinë për shkak të “akteve kriminale që ka bërë Edi Rama ndaj zgjedhjeve, nuk bëhet fjalë as deri në zgjedhjet e tjera”.
Ai tha se rrugën e vendit drejt integrimit e hap “vetëm nëse ndodh një rotacion i përmasave të mëdha që i jep legjitimitet zgjedhjeve. Më thoni një rast kur Ilir Meta ka vonuar integrimin e Shqipërisë”.