Meta: T’i themi ndal shpopullimit, koha për fillim të ri

Nga Exit News
Meta: T’i themi ndal shpopullimit, koha për fillim të ri

Presidenti Ilir Meta bëri thirrje të premten për bashkim për “t’i thënë ndal shpopullimit”.

64% e emigrantëve ilegalë në Europë nga rajoni janë nga Shqipëria, tha Meta duke iu referuar të dhënave të Zyrës Europiane për Emigracionin.

“Në emër të një kombi, që rrezikohet në ekzistencën e vet dhe që duhet të jetojë në trojet e veta ku flitet shqip, ku zemra rreh kuqezi dhe ku ka diell për të gjithë, është koha të bashkohemi të gjithë, brenda dhe jashtë Atdheut, për t’i thënë ndal shpopullimit të Shqipërisë. Të bashkohemi për familjet, që aq shumë e vuajnë ndarjen dhe vetminë”, tha Meta në llogarinë e tij në Facebook.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>