Presidenti Ilir Meta uroi 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se zgjedhjet e mbajtura dy më parë treguan një shembull demokracie.
“Zgjedhjet e mbajtura para pak ditësh në Kosovë treguan maturi dhe pjekuri politike të qytetarëve të Kosovës, si dhe dhanë një shembull demokracie se si duhet të mbahen zgjedhjet dhe të respektohet rezultati i tyre.”
Meta shkruan se Shqiperia do të jetë në krah të Kosovës drejt të ardhmes europiane dhe për të mbrojtur pavarësinë dhe integritetin territorial të vendit.