Presidenti Ilir Meta ka uruar 50 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Norvegjisë.
“Angazhimi strategjik i Mbretërisë së Norvegjisë në rajonin tonë dhe ndjenjat e ndërsjella miqësore janë trualli mbi të cilin janë hedhur themelet e një marrëdhënie gjithmonë e më të qëndrueshme mirëbesimi dhe partneriteti”, u shpreh Meta, në një postim në Facebook, të enjten.
Presidenca dhe Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë organizuan të enjten në mbrëmje një ceremoni festive në nderim të 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona dhe Festës Kombëtare të Norvegjisë, të njohur si Dita e Kushtetutës.