Presidenti i Republikës Ilir Meta uroi të Ditën e Pavarësisë së vendit. Përmes një postimi në Facebook, të shtunën, 28 nëntor, Meta i bëri thirrje të gjithëve të mbrojnë flamurin e vendit.
“Të punojmë dhe angazhohemi çdo ditë për ta mbrojtur simbolin tonë të shenjtë dhe përbashkues, të valvitet krenar në këto troje, i pastër dhe i paprekur, njësoj si gjaku i derdhur për të, nga bijat e bijtë më të mirë të kombit”.
Meta tha se n këtë 108 vjetor duhet ta bëjmë “Shqipërinë si gjithë Europa”.
“Urime për 28 Nëntorin e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit! Zoti e bekoftë Flamurin Kombëtar dhe shqiptarët kudo ndodhen!”, shkroi Meta.