Meta: Vendi është në udhëkryq, vota është gjëja më e shenjtë

Nga Exit News
Meta: Vendi është në udhëkryq, vota është gjëja më e shenjtë

Presidenti Ilir Meta tha të premten nga Shkodra se “vendi ndodhet në udhëkryq” dhe shtoi se “vota është gjëja më e shenjtë”.

“Me shinat e Kushtetutës, dhe të demokracisë. Ne themel të Kushtetutën janë zgjedhjet e lira dh vota e lirë dhe e barabartë e çdo qytetari. Jam i bindur se Shkodër do jetë në krye të marshimit, ka qenë frymëzimi për demokracinë edhe në kohët më të errëta”, tha Meta të premten për gazetarët.

Meta ishte të premten në Shkodër në ceremoninë përkujtimore në 30 vjetorin e  vrasjes së Bujar Bishanakut, Arben Brocit, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekës.

Në 2 prill 1991 mbetën të vrarë 4 persona të cilët u shpallën “martirë të demokracisë”.

I pyetur nëse kreu i Kuvendit Gramoz Ruci akuzohet nga familjet  të cilat humbën familjarët e tyre në 2 prill.

Meta tha: “Çdo përgjegjësi e problem që kam do e shlyej duke qenë në krye të zgjedhjeve të lira. Kështu do nderojmë edhe Havzi Nelën, klerikët, të vrarë nga regjimi më totalitar”.

Për akuzat e Jozefina Topallit e cila e cilësoi si “shkatërrimtar të vendit”, presidentit tha “kam qenë gjithmonë pro integrimit europian”.

“Nuk e di cila është përgjegjësia ime, jam student i dhjetorit. E kam thënë edhe më parë, nuk kam qenë në shtresën e persekutuar. Ai sistem s’mund të tolerohej më”, tha Meta.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>