Presidenti Ilir Meta bisedoi sot me përfaqësuesit të “Europa Nostra”, zëvendëspresidentin ekzekutiv, Guy Clausse, Sekretaren e Përgjithshme, Sneska Quaedvlieg-Michailovic, dhe anëtarin e bordit, Paolo Vitti.
“Nga sot më konsideroni edhe mua anëtarin më të ri të ‘Europa Nostra’” – u shpreh Presidenti Meta duke i falenderuar ata për mbështetjen dhënë Teatrit Kombëtar.
Ai theksoi shembjen e paligjshme e Teatrit Kombëtar në kundërshtim me Kushtetutën, dhe në shkelje të trashëgimisë kulturore dhe historisë kombëtare.
Gjithashtu, presidenti kërkoi nisjen e një hetimi ndërkombëtar mbi këtë çështje dhe informimin e mëtejshëm të niveleve më të larta europiane.
“Europa nuk është vetëm euro, por edhe kulturë, solidaritet, humanizëm dhe identitet. Teatri Kombëtar ishte dëshmori i parë i Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, por demokracia dhe kultura europiane do fitojë”, – u shpreh ndër të tjera anëtari i bordit të “Europa Nostra”, Profesor Paolo Vitti.