Meta, zgjatja e kontratës konçesionare të aeroportit u firmos në Kamëz

Nga Exit News
Meta, zgjatja e kontratës konçesionare të aeroportit u firmos në Kamëz

Presidenti Ilir Meta deklaroi për median se Kuvendi ka shkelur ligjin dhe Kushtetutën për zgjatjen me 13 vjet të konçesionit të aeroportit ‘Nënë Tereza’:

“Kuvendi ka miratuar një ligj dhe marrëveshja shtesë koncesionare e miratura ka nivelin me të lartë të anti-kushtetutshmërisë, por edhe të korrupsionit të Kuvendit tonë një partiak. Kanë miratuar një ligj për ta ligjëruar këtë korrupsion”.

Meta tregoi se një ministër dhe një zëvendës ministër kanë shkuar në Kamëz për të nënshkruar marrëveshje konçesionare:

“Absurde është fakti që dy qeveritarë zgjedhin që ta hartojnë dhe ta nënshkruajnë marrëveshjen ne bashkinë Kamëz, tek një noter. Një ministër dhe një zv.ministër nuk kanë përtuar që të shkojnë në bashkinë Kamëz, në datën 27 janar”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>