Presidenti Ilir Meta akuzoi të enjten ish ministrin e LSI Lefter Koka se është pjesë e asaj që ai e quan “mafia e inceneratorëve”.
Lefter Koka është bashkuar me PS.
Në një intervsitë në Opinion Meta se njerëz të afërt të Kokës kërcënojnë anëtarët e LSI për të mos kërkuar votën e qytetarëve në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Presidenti denoncoi disa emera, që sipas tij janë pjesë e mafies së inceneratorëve dhe bëjnë presione në Durrës. Emrat e denoncuar janë: Lefter Koka, Arben Seferi, Arbër Shtylla, Juri Meraj, Skerdi Bello dhe Arbër Koka.
“Unë e di që te inceneratorët shqetësohen të gjithë, dhe ta dëgjojnë te gjithë qytetarët e Durrësit dhe të gjithë ‘dashnorët e drejtësisë’ se mafia e inceneratoreve, anetaret e se ciles jane sot kandidate te Rilindjes ne Durrës, po kercenojne djemte dhe vajzat e Durresit”, tha Meta.