Mijëra qytetarë protestë kundër ligjit të importit të plehrave

Mijëra qytetarë protestë kundër ligjit të importit të plehrave

Rreth tre mijë qytetarë protestuan sot para kryeministrisë kundër ligjit të importit të plehrave.

Përfaqësues të Aleancën Kundër Importit të Plehrave (AKIP) dhe shoqërisë civile i bënë thirrje Kryeministrit Rama të mbajë premtimet e vitit 2013, kur anuloi ligjin e miratuar nga Qeveria Berisha.

Qytetarët i kërkuan presidentit Nishani të mos e dekretojë ligjin. Ata kërkuan mbajtjen e referendumit që kryeministri Rama, me anulimin e ligjit, e bëri të panevojshëm.

Në mënyrë simbolike, qytetarët, me kartona të kuq në duar e të veshur me qese plastike plehrash, u shprehën se miratimi i ligjit nga Qeveria Rama është një tradhëti kombëtare që bie ndesh me interesat e qytetarëve.

Shumë prej tyre i kujtuan Kryeministrit Rama deklaratat e tij në kohën kur kundërshtonte importin e plehrave.

“Sot po të drejtohem me fjalët që dikur miku yt Ardian Klosi ju drejtua ish-kryeministrit Berisha: Ik pirdhu me gjithë plehrat e tua!” tha një prej qytetarëve.

Ndërsa një aktiviste tjetër, duke ju drejtuar sërish Zotit Rama, tha: “Zgjidh o të nderosh kujtimin e mikut tënd Ardian Klosi, o xhepat e një grupi të vogël klientësh.”

Të tjerë protestues të të gjitha moshave mbanin pankarta me parrulla drejtuar kryeministrit: “Jo plehra në Shqipëri”, “Boll plehra ka Shqipëria” apo “Me plehrat erdhe, me plehrat do të ikësh”.

 

proteste

1

14568038_498995140309659_3762540327289203014_n

2

Përfaqësues të AKIP deklaruan se protestat do të vazhdojnë, paralelisht me mbledhjen e firmave të nevojshme për mbajtjen e refendumit.

Kryeministri Rama, ndërkohë  zgjodhi të mos ishte në kryeministri gjatë protestës. Ai, i pranishëm në Asamblenë e PS, ju përgjigj protestuesve se ligji, ndryshe nga sa prentendojnë protestuesit, do ta pastrojë më shumë Shqipërinë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>