Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka votuar kundër ndryshimeve të qeverisë.
Në seancën e sotme parlamentare, u votua emërimi i Blendi Çuçit, Minister i Brendshëm dhe Milva Ikonomit, Ministër Bujqësie.
Por rezulton se kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli ka qenë kundër këtyre emërimeve.
Në pasqyrën e votimit për këto çështje ajo duket se ka votuar kundër.
Mimi Kodheli ka qenë pjesë e kabinetit parë qeveritar të kryeministrit Rama si ministre e Mbrojtjes. Ajo u zëvendësua më vonë nga Olta Xhaçka.