
Ministri belg i Drejtësisë, Vincent Van Quickenborne ka kërkuar vendosjen e gjobave për udhëtarët që refuzojnë testin e Covid-19.
Ai pohoi se nëse një udhëtar refuzon të përmbyshi këtë detyrim duhet të gjobitet me 250 euro.
Të gjithë personat që hyjnë në Belgjikë duhet të bëjnë testin Covid-19.
“Kushdo që kthehet në Belgjikë sot duhet të plotësojë formularin e vendndodhjes së pasagjerëve. Secili udhëtar merr një kod që u jep të drejtën për dy teste,” tha Van Quickenborne. “Sistemet tona e dinë kush nuk i përdor këto kode” shtoi ai.
Belgjika ka rregjistruar 680 mijë raste që prej fillimit të pandemisë dhe 20,472 viktima nga koronavirusi.