46 punonjës policie janë dëmtuar gjatë protestave, njoftoi ministri i brendshëm Blendi Çuçi.
Gjatë seancës parlamentare, Çuçi deklaroi se kanë nisur hetimin për 578 persona dhe janë 97 të arrestuar, ndër të cilët 4 persona të moshës 14-18 vjeç.
“Në total janë 46 punonjës policie të dëmtuar gjatë protestave, 8 policë të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, 2 të Policisë së Shkodrës dhe pjesa tjetër punonjës të FNSH. Procedime penale për tubim të paligjshëm janë 578 persona, 97 të arrestuar, të mitur nga 14-18 vjeç, 4 persona.”
Ai shtoi se janë në kërkim 8 persona. Policia ka nisur hetimin për 215 persona nga mosha 14-17 vjeç.
Më herët, 8 deputetë të opozitës kërkuan interpelancë me kryeministrin për numrin e të arrestuarve gjatë protestave.