Ministri gjerman i Shëndetësisë pro marrjes së vaksinës ruse Sputnik V

Nga Exit News
Ministri gjerman i Shëndetësisë pro marrjes së vaksinës ruse Sputnik V

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn u shpreh pro përdorimit të vaksinës ruse kundër Covid19, Sputnik V, në Gjermani.

Ai u shpreh të premten për median se është pro nënshkrimit të një marrëveshje kombëtareme Rusinë për furnizimin e Gjermanisë me vaksinën Sputnik V, raporton The Guardian.

“Unë gjithashtu jam në favor të lidhjes së kontratës – dhe ta përfundojmë atë shpejt,” tha ai në konferencën për shtyp, duke shtuar se Gjermania ishte në kontakt me Rusinë në lidhje me vaksinën.

Megjithatë, një parakusht për përfundimin e kontratës është sasia e dozave që Rusia mund të ofrojë, tha ai. “Unë në fakt jam shumë në favor” për vaksinimin me Sputnik V edhe “nëse Bashkimi Evropian nuk bën diçka të tille”, përfundoi ministri gjerman.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>