Ministri gjerman Roth flet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Nga Exit News
Ministri gjerman Roth flet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

“Parakushti për fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një konsensus në Këshill. Nuk e arritëm atë vetëm për shkak të bllokadës së një vendi të vetëm”.

Kështu u shpreh Ministri gjerman i Shtetit për Evropën, Michael Roth (SPD), në një intervistë për Deutche Welle. Ai u shpreh se në maj dhe në qershor, Këshilli i Ministrave të Jashtëm dhe Evropianë do të diskutojnë për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE:

“Në maj dhe qershor tema e Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimi do të jenë në fokus të takimeve të Këshillit të Ministrave të Jashtëm dhe Evropianë. Atëherë do të na duhet “drita jeshile” për fillimin e negociatave të pranimit”.

Roth u shpreh qartazi kundër çdo idej të ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor:

“Ndryshimi i kufijve nuk zgjidh asnjë problem në Ballkanin Perëndimor. Përkundrazi, do të ishte shumë i rrezikshëm dhe do të kërcënonte rihapjen e Kutisë së Pandorës, e cila është plot konflikte.

Prandaj jam i qetësuar që qeveria sllovene është distancuar qartazi nga fantazitë për ndryshimin e kufijve. Sepse askush në Evropë nuk mund të ketë interes për këtë.

Strategjia e zgjerimit dhe strategjia të BE-së dhe ajo ndaj Ballkanit Perëndimor nuk parashikojnë asnjë demarkacion të kufijve. Kjo është një gjë e mirë, dhe duhet të qëndrojë kështu”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>