Ministri Gjerman — Shqipëria duhet të plotësojë kushte shtesë përpara hapjes së negociatave

Ministri Gjerman — Shqipëria duhet të plotësojë kushte shtesë përpara hapjes së negociatave

Ministrat e BE-së u mblodhën sot në Luksemburg për të diskutuar mbi draft-përfundimet e Këshillit Evropian të BE-së, që do të mblidhet më 28-29 qershor për të vendosur për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe BE-në.

I pyetur nga gazetarët nëse do të hapen apo jo bisedimet me dy vendet e Ballkanit, Michael Roth, Minsitri gjerman i Shtetit për Evropën dhe Punët e Jashtme u shpreh se:

Ne vlerësojmë përpjekjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë për të forcuar zbatimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit.

Gjermania është e gatshme të mbështesë Maqedoninë. Ne jemi gati t’i japin dritën jeshile dhe do të dëshirojë të inkurajoja miqtë tanë të Hollandës dhe Francës të na bashkohen.

Në lidhje me Shqipërinë, ajo duhet të përmbushë disa kushte shtesë të cilat do të vlerësohen nga Komisioni dhe Këshilli. Më pas ne do të kemi nevojën për unanimitet për të vendosur hapjen e kapitujve, por ne që tani mund të japin dritën jeshile për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Sot presim dritën jeshile dhe nuk dua të spekulloj më shumë për datën. Është një kompromis sepse mund të ngrihen disa shqetësime sot dhe ne duhet ta bëjmë të qartë se në veçanti Shqipëria duhet të përmbushë disa para-kushte për të hapur kapitujt për bisedime. Kjo mund të jetë një mënyrë pragmatike që të kapërcejmë debatin në Këshill.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>