
Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias do të vizitojë të martën Tiranën, për të takuar zëvendësministrin e Jashtëm Gent Cakaj.
Tema kryesore e bisedës pritet të jetë marrëveshja e detit dhe zona ekonomike ekskluzive midis Greqisë dhe Shqipërisë.
Nuk dihet ende nëse ministri grek do të takojë dhe zyrtarë të tjerë.
Gjatë muajve të fundit, Dendias ka përsëritur shpeshherë se Greqia do të ushtrojë të drejtën e saj për të zgjeruar ujrat e saj territorial në detin Jon.