Ministri i Jashtëm grek Dendias viziton Tiranën më 20 tetor

Nga Exit News
Ministri i Jashtëm grek Dendias viziton Tiranën më 20 tetor

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias do të takohet me Kryeministrin Rama, në Tiranën në 20 tetor për të diskutuar çështjen e caktimit të kufijve detarë midis Shqipërisë dhe Greqisë me Kryeministrin Edi Rama, njoftoi Euronews.

Bisedimet thuhet se do të përfshijnë përparimin e Shqipërisë në integrimin në Bashkimin Evropian.

Në javët e fundit, qeveria greke ka kërkuar që bisedimet të rinisin “sa më shpejt të jetë e mundur” midis dy vendeve.

Presioni është në rritje që kur Greqia nënshkroi marrëveshje për përcaktimin e kufijve detar me Italinë dhe Egjiptin, përkatësisht në qershor dhe gusht.

Shqipëria dhe Greqia nënshkruan një marrëveshje për përcaktimin e Shelfit Kontinental Greko-Shqiptar dhe Zonave Detare në 2009.

Sidoqoftë, ajo nuk u zbatua pasi Gjykata Kushtetuese Shqiptare e anuloi atë për shkak të shkeljeve të Kushtetutës dhe integritetit territorial.

Çështja kryesore shqetësuese në vendimin e Gjykatës ishte statusi i disa ishujve grekë, të pabanua, pa jetë ekonomike, shumë afër bregut shqiptar, të cilat marrëveshja e vitit 2009 i konsideronte si tokë Greke në fuqi të plotë.

Në 2018, negociatat midis dy vendeve rifilluan por qeveria greke ndryshoi shpejt dhe negociatat u bllokuan.

Në gusht, ministri dhe kryeministri grek riktheu temën në vëmendjen e publikut.

Dendias paralajmëroi të shtunën se “në kontekstin e perspektivës së saj evropiane”, është e rëndësishme që Shqipëria të ulet në bisedime sa më shpejt të jetë e mundur.

Muajin e kaluar, kryeministrat e të dy vendeve u takuan në Athinë për të diskutuar të njëjtat çështje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>