Ministri i Jashtëm italian: Italia mbështet nisjen e bisedimeve mes BE-së dhe Shqipërisë

Nga Exit News
Ministri i Jashtëm italian: Italia mbështet nisjen e bisedimeve mes BE-së dhe Shqipërisë

Italia mbështet integrimin e Ballkanit në BE. Këtë qendrim e shprehu Ministri i Jashtëm italian, Di maio në një intervistë për gazetën italiane ‘Il Piccolo’, duke lënë të kuptohej se Italia është pro hapjes së bisedimeve me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Ai shpreson se hapja e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të ndodhë shpejt, por pa dhënë asnjë afat kohor:

“Më shumë se një vit pas vendimit për hapjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën, vonesat e mëtejshme janë të papranueshme.

Në Bruksel javën e kaluar theksova se besueshmëria e të gjithë procesit të zgjerimit rrezikon të dëmtohet nëse nuk zhbllokojmë këtë vendim dhe vazhdojmë të punojmë pa u lodhur derisa të arrihet ky rezultat”.

Ndërsa për procesin e zgjerimit në tërësi, Di Maio u shpreh se:

“Të gjitha vendet anëtare janë pro zgjerimit, pavarësisht kritikave të vogla për çështje të vecanta.  Ka disa vende evropiane që kërkojmë më shumë reforma për vendet e rajonit në mënyrë që të përmbushin standartet e BE-së.

Nëse këto vende nuk do të integrohen në BE, do të jetë gabim historik, një miopi e pajustifikuar që favorizon forcat e treta. BE nuk do të kishte më asnjë rol në zgjidhjen e problemeve politike në rajon”.

Di Maio theksoi edhe rëndësinë e mbylljes me një marrëshje të dialogut Kosovë -Serbi:

“Është një nga nyjet më të rëndësishme që mbetet për t’u zgjidhur. Status quo-ja nuk i sjell dobi askujt: përkundrazi, i lë derën e hapur tensioneve dhe akuzave reciproke që përfundojnë të kenë një ndikim negativ në të gjithë rajonin.

Kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë të inkurajojmë të dy palët të punojnë me një frymë konstruktive përmes dialogut të lehtësuar nga BE për të arritur në një zgjidhje përfundimtare”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>